Dy avionë luftarakë amerikanë kanë lokalizuar dhe dëbuar nga hapësira ajrore dy gjuajtës rusë. Avionët e tipit “TU-95” po fluturonin mbi atë që njihet si Zona Ajrore e Identifikimit, rreth 200 milje nga bregu perëndimor i Alaskës.

Pas lokalizimit nga radarët, dy “F-22” amerikanë u ngritën në ajër dhe i shoqëruan “kolegët” rusë jashtë hapësirës. Në edicionin online, CNN raporton se aeroplan-mbajtësja ruse që shoqëronte avionët nuk hyri kurrë në perimetrin territorial amerikan.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat ruse, sipas të cilave, shoqërimi jashtë hapësirës ajrore zgjati rreth 40 minuta dhe se në asnjë rast avionët amerikanë nuk iu afruan më pak se 100 metra atyre rusë

./abcnews.al