“Kam gjashtë ditë për të shpëtuar jetën e burrit tim”,

kjo është deklarata që ka bërë 33 – vjeçarja Kate Brandon, për t’i ardhur në ndihmë bashkëshortit të saj i cili vuan nga kanceri.

Çifti është duke u përballur me një garë të dëshpëruar me kohën, pasi për 6 ditë asaj i duhen 400.000 pound.

nusja 2

Kate ka vendosur të bëjë një fushatë për të mbledhur fonde, në mënyrë që të ketë mundësi që ta dërgojë të dashurin e saj në Amerikë për t’u shëruar nga sëmundja e rëndë. Kate ka vetëm 6 ditë në dispozicion për të rritur sasinë e parave në mënyrë që Mike, 31 vjeç, t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale që do t’i sjellë atij shërimin e plotë.

Fushatën për mbledhjen e donacioneve, Kate vendosi ta bëjë në një mënyrë të veçantë duke treguar mbi sëmundjet dhe vështirësistë që ato kishin kaluar edhe më parë. Me lot në sy ajo thotë:

“Unë jam e sigurtë që të gjithë ju mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë të përballeni me humbjen e personit më të rëndësishëm për ju.”

nusja 3

Që nga ky mëngjes janë mbledhur rreth 150. 000 pound në total./tvklan.al