Luftë mes dy familjeve në Muhurr të Dibrës. Sipas Policisë së Shtetit, një efektiv rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, ka dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë ka kërkuar përforcime dhe ka shkuar drejt vendit ku dëgjoheshin krismat. Pas ndërhyrjes së policisë efektivët gjetën të plagosur 18-vjeçarin E.S, i cili është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar .

Policia thotë se është vënë në pranga babë e bir, P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, të cilët dyshohet se kanë plagosur të riun.  Ata kanë tentuar t’i largohen policisë, por kanë dështuar.

Gjithashtu është shoqëruar dhe vëllai i 17-vjeçarit, të plagosur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri: Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç; si dhe një pistoletë që dyshohet se e kanë pasur këta të fundit.

Në vendngjarje janë gjetur dhe 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët. Policia thotë se i plagosuri me dy autorët janë kushërinj të dytë.

 Motivi i konfliktit dyshohet se është një lavatriçe zhavorri në lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër./ tvklan.al