Numri prej 314 vetash që kanë shkuar për të luftuar në Siri, ka bërë që Kosova të llogaritet si vendi me numrin më të madh të pjesëmarrësve në atë luftë për kokë banori.

Institucionet e sigurisë, ato fetare dhe studiuesit nga shoqëria civile thonë se krahas përpjekjeve për të penguar përfshirjen e mëtejme të qytetarëve të Kosovës në konfliktet në Lindjen e Mesme, po analizohen edhe faktorët që ndikuan në këtë përfshirje.

Viti 2012 shënoi rastet e para të përfshirjes së shqiptarëve të Kosovës në luftën në Siri, ndërsa viti 2013 dhe pjesa e parë e vitit 2014, shënuan shkuarjet më të shpeshta në atë zonë. Njohësit e rrethanave thonë se pjesa e parë e vitit 2014 shënoi po ashtu edhe periudhën e kthimeve më të mëdha nga Siria të luftëtarëve të zhgënjyer, që kishin hasur një realitet tjetër nga ajo që kishin pritur, apo që u ishte paraqitur.

Fatos Makolli drejton departamentin për luftë kundër terrorizmit në policinë e Kosovës. Sipas tij, shkuarjet e para ndodhën në një kohë kur nuk kishte njohuri për veprimin e organizatave ekstremiste.

“Që nga ajo kohë e deri më tani konsiderohet apo janë të raportuar, sipas informacioneve të policisë së Kosovës, përafërsisht 314 persona që kanë arritur në faza të ndryshme të hyjnë në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Nga ky numër i përgjithshëm 48 janë femra, pasi që luftëtarët i kanë marrë familjet me vete dhe po ashtu, janë diku rreth apo mbi 30 fëmijë. Duhet të potencohet se 38 nga ky numër i përgjithshëm prej 314, janë qytetarë me shtetësi të dyfishtë. Do të thotë kanë shtetësi të Kosovës, mirëpo kanë edhe një shtetësi tjetër dhe në shumicën e rasteve këta persona konsiderohet se janë indoktrinuar dhe në shumicën e rasteve kanë udhëtuar nga vendet e treta”

, tha zoti Makolli.

Sipas policisë së Kosovë besohet se 57 prej të shkuarve kanë humbur jetën gjatë luftimeve, ndërsa atje ende janë 70 deri në 75 veta të përfshirë në veprimtari luftarake kryesisht në radhët e grupit militant Shteti Islamik, si dhe 38 gra e 28 fëmijë.

Autoritetet shtetërore e fetare pohojnë se janë një varg shkaqesh që kanë nxitur përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në konfliktet në Lindjen e Mesme. Ata thonë se besimi mund të ketë luajtur një rol, por jo kryesorin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, thotë se shkuarja në Siri mund të jetë nxitur nga interpretime të gabuara të besimit, por nuk ka asgjë të bëjë me besimin.

“Ajo që po ndodhë sot në Siri me të vërtetë është një mish-mash i madh që askush s’e din se çfarë është duke ndodhur atje, më duket mua. Çdokush është duke luftuar kundër tjetrit. Dhe aty, besimtari që e beson Zotin drejt, nuk ka vend që të luftojë. Pra, është kundër parimeve të fesë marrja pjesë atje dhe është kundër thënieve apo porosive të Muhamedit A.S.

“, tha myftiu Tërnava.

Ai thotë se për shqiptarët ajo luftë nuk ka asnjë domethënie.

“Shqiptarët, besimtarët e besimit islam të Kosovës, por edhe të pjesëve tjera brenda trojeve tona etnike shqiptare, nuk kanë pasur dhe nuk kanë çfarë të kërkojnë në ato vende dhe ne nuk kemi gjak të derdhim dhe të ujisim ato shkretëtira me gjakun e njomë të bijve dhe bijave tona”, tha myftiu Tërnava.

Për zotin Makolli, keqpërdorimi i besimit është shfrytëzuar nga elemente të ndryshme që kanë ushtruar ndikim tek të rinjtë, por, sipas tij, në bazë të analizave, besimi nuk është motivi i vetëm dhe ka shumë faktorë të tjerë.

“Duke i përfshirë ata material që një pjesë e tyre është joshur me atë se mund të përfitojë materialisht, qoftë përmes aktiviteteve kriminale, qoftë përmes plaçkës së luftës, apo edhe me shpresën se pagat janë kryesisht të mira për të gjithë ata që luftojnë në emrin e organizatave ekstremiste. Po ashtu, faktor ka qenë edhe aventura. Në fillet e konfliktit, ka qenë edhe aspekti humanitar, kur thjeshtë është ditë që është një regjim dhe një forcë opozitare që është duke luftuar atje dhe humanizmi në perceptimin e tyre ka qenë një ndër faktorët. Kështu që faktorët janë të ndryshëm të ndërthurur. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet dhe një rol kritik ka luajtur edhe faktori ideologjik”, tha zoti Makolli.

Për Skënder Perteshin nga Qendra për Studime te Sigurisë, pjesa më e madhe e të përfshirëve në luftën në Siri ishin të rinj në religjion dhe me informacione të cekëta për besimin.

“Përveç që kanë qenë të rinj në islam, ata edhe i kanë lexuar dijetarët e gabuar dhe i kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar librat fetar islam dhe si shkak i kësaj kanë rënë pre e ekstremizmit të dhunshëm. Mirëpo, në anën tjetër duhet cekur se islami në Kosovë ka luajtur një rol shumë të madh në luftimin e ekstremizmit, sepse po të mos ishte kontributi i komunitetit islam në Kosovë, përfshirë edhe imamët, shumicën e tyre, atëherë ndoshta gjendja mund të ishte shumë më e keqe

“, tha zoti Përteshi.

Një pjesë e qytetarëve që kanë shuar në Siri kanë marrë rrugën individualisht duke krijuar lidhje me grupet e përfshira në luftën e atjeshme, ndërsa një pjesë është dërguar atje nga një grup që policia beson se ishte i organizuar dhe i strukturuar. Policia mohon ndërkaq të ketë pasur organizim stërvitjesh të luftëtarëve në Kosovë.

“Është i vërtetë fakti se ka qenë një grup i strukturuar i cili në vazhdimësi ka bërë përhapjen e ideve ekstremiste islamiste dhe po ashtu, ka qenë i involvuar direkt edhe në organizimin, rekrutimin dhe fasilitimin e qytetarëve kosovarë për të udhëtuar jashtë vendit. Mirëpo, sa i përket kampeve të trajnimit, me gjithë punën disa vjeçare dhe adresimin e çdo lloj informacioni të mundshëm, nuk ka asnjë indikacion të prekshëm që në Kosovë ka ekzistuar ndonjë kamp i trajnimit”,

tha zoti Makolli.

Një pjesë e grupit është arrestuar në Kosovë, ndërsa një pjesë e tij ndodhet në Siri, madje duke mbajtur pozita udhëheqëse të njësive ku janë të përfshirë shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria. Pjesë e grupit ishte edhe Zeqirja Qazimi, imam në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan, i cili në muajin maj është dënuar me dhjetë vjet heqje lirie.

Ai ishte arrestuar në verën e vitit 2014, që shënoi edhe periudhën e arrestimeve më të mëdha në Kosovë nën dyshimet për përfshirje në veprimtari që lidhen me luftën e Sirisë. Në atë periudhë ishin hapur hetime edhe për disa imamë, katër prej të cilëve janë akuzuar më 15 shtator nën dyshimin për veprat penale, nxitje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.

“Bashkësia Islame e Kosovës e merr pjesën e fajit që i takon asaj, nëse këtu vetëm ka faj. Derisa ne nuk kemi një numër të imamëve të dënuar, por është i dënuar vetëm një imam në Kosovë dhe ai imam, nuk ka qenë imam i rregullt i Bashkësisë Islame të Kosovës”

, tha myftiu Tërnava.

Policia ka hapur hetime për 292 persona. Ndaj 219 prej tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa janë arrestuar 119 persona. Prej tyre 35 veta janë dënuar në Gjykata.

Skënder Përteshi thotë se këto veprime e bëjnë Kosovën kampion në numrin e arrestimeve, ndërsa e quan të padrejtë vlerësimin se Kosova ka numrin më të madh të pjesëmarrësve në luftën e Sirisë për kokë banori, meqë shumica e shqiptarëve të Kosovës i takojnë besimit islam.

“Nëse llogarisim me kokë banori të popullsisë myslimane, në nivel të Evropës, ne jemi në vendin e 14-të. Nuk jemi në vendin e parë, Në vendet e para janë Finlanda, Danimarka, Belgjika, Franca e këto. Ndërsa nëse shkojmë për kokë banori, atëherë po. Por është jo etike dhe jo metodologjike të bëhet një krahasim i tillë. Nëse shkojmë për kokë myslimanin në përgjithësi, nëse e bëjmë një renditje ose një numërim atëherë ne jemi në vendin e 14-të. Por, për mua nuk janë me rëndësi numrat sa kanë shkuar. Për mua është me rëndësi që, fatkeqësisht, ideologjia ka depërtuar. Sepse, në momentin që depërton ideologjia, si 100 ai 300, rreziku është sërish prezent. Për neve është e mirë që ideologjia ka filluar të luftohet. Për neve është me rëndësi që më nuk ka qytetarë që po bien pre e kësaj lufte dhe për neve është me rëndësi që institucionet të jenë shumë më përgjegjëse, më afër qytetarit për t’u përballur me këtë fenomen”

, tha Perteshi.

Tashmë sipas policisë është mbushur gati një vit që nuk ka pasur raste të regjistruara të shkuarjes në Siri, ndërsa janë parandaluar dy përpjekje. Por, të gjithë pajtohen se ende ka shumë punë për të luftuar ideologjinë nxitëse që mund të gjejë terren në një vend me popullsi shumë të re dhe me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë.?Viti 2012 shënoi rastet e para të përfshirjes së shqiptarëve të Kosovës në luftën në Siri, ndërsa viti 2013 dhe pjesa e parë e vitit 2014, shënuan shkuarjet më të shpeshta në atë zonë. Njohësit e rrethanave thonë se pjesa e parë e vitit 2014 shënoi po ashtu edhe periudhën e kthimeve më të mëdha nga Siria të luftëtarëve të zhgënjyer, që kishin hasur një realitet tjetër nga ajo që kishin pritur, apo që u ishte paraqitur.

Fatos Makolli drejton departamentin për luftë kundër terrorizmit në policinë e Kosovës. Sipas tij, shkuarjet e para ndodhën në një kohë kur nuk kishte njohuri për veprimin e organizatave ekstremiste.

“Që nga ajo kohë e deri më tani konsiderohet apo janë të raportuar, sipas informacioneve të policisë së Kosovës, përafërsisht 314 persona që kanë arritur në faza të ndryshme të hyjnë në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Nga ky numër i përgjithshëm 48 janë femra, pasi që luftëtarët i kanë marrë familjet me vete dhe po ashtu, janë diku rreth apo mbi 30 fëmijë. Duhet të potencohet se 38 nga ky numër i përgjithshëm prej 314, janë qytetarë me shtetësi të dyfishtë. Do të thotë kanë shtetësi të Kosovës, mirëpo kanë edhe një shtetësi tjetër dhe në shumicën e rasteve këta persona konsiderohet se janë indoktrinuar dhe në shumicën e rasteve kanë udhëtuar nga vendet e treta

“, tha zoti Makolli.

Sipas policisë së Kosovë besohet se 57 prej të shkuarve kanë humbur jetën gjatë luftimeve, ndërsa atje ende janë 70 deri në 75 veta të përfshirë në veprimtari luftarake kryesisht në radhët e grupit militant Shteti Islamik, si dhe 38 gra e 28 fëmijë.

Autoritetet shtetërore e fetare pohojnë se janë një varg shkaqesh që kanë nxitur përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në konfliktet në Lindjen e Mesme. Ata thonë se besimi mund të ketë luajtur një rol, por jo kryesorin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, thotë se shkuarja në Siri mund të jetë nxitur nga interpretime të gabuara të besimit, por nuk ka asgjë të bëjë me besimin.

“Ajo që po ndodhë sot në Siri me të vërtetë është një mish-mash i madh që askush s’e din se çfarë është duke ndodhur atje, më duket mua. Çdokush është duke luftuar kundër tjetrit. Dhe aty, besimtari që e beson Zotin drejt, nuk ka vend që të luftojë. Pra, është kundër parimeve të fesë marrja pjesë atje dhe është kundër thënieve apo porosive të Muhamedit A.S.”, tha myftiu Tërnava.

Ai thotë se për shqiptarët ajo luftë nuk ka asnjë domethënie.

“Shqiptarët, besimtarët e besimit islam të Kosovës, por edhe të pjesëve tjera brenda trojeve tona etnike shqiptare, nuk kanë pasur dhe nuk kanë çfarë të kërkojnë në ato vende dhe ne nuk kemi gjak të derdhim dhe të ujisim ato shkretëtira me gjakun e njomë të bijve dhe bijave tona”, tha myftiu Tërnava.

Për zotin Makolli, keqpërdorimi i besimit është shfrytëzuar nga elemente të ndryshme që kanë ushtruar ndikim tek të rinjtë, por, sipas tij, në bazë të analizave, besimi nuk është motivi i vetëm dhe ka shumë faktorë të tjerë.

“Duke i përfshirë ata material që një pjesë e tyre është joshur me atë se mund të përfitojë materialisht, qoftë përmes aktiviteteve kriminale, qoftë përmes plaçkës së luftës, apo edhe me shpresën se pagat janë kryesisht të mira për të gjithë ata që luftojnë në emrin e organizatave ekstremiste. Po ashtu, faktor ka qenë edhe aventura. Në fillet e konfliktit, ka qenë edhe aspekti humanitar, kur thjeshtë është ditë që është një regjim dhe një forcë opozitare që është duke luftuar atje dhe humanizmi në perceptimin e tyre ka qenë një ndër faktorët. Kështu që faktorët janë të ndryshëm të ndërthurur. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet dhe një rol kritik ka luajtur edhe faktori ideologjik”, tha zoti Makolli.

Për Skënder Perteshin nga Qendra për Studime te Sigurisë, pjesa më e madhe e të përfshirëve në luftën në Siri ishin të rinj në religjion dhe me informacione të cekëta për besimin.

“Përveç që kanë qenë të rinj në islam, ata edhe i kanë lexuar dijetarët e gabuar dhe i kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar librat fetar islam dhe si shkak i kësaj kanë rënë pre e ekstremizmit të dhunshëm. Mirëpo, në anën tjetër duhet cekur se islami në Kosovë ka luajtur një rol shumë të madh në luftimin e ekstremizmit, sepse po të mos ishte kontributi i komunitetit islam në Kosovë, përfshirë edhe imamët, shumicën e tyre, atëherë ndoshta gjendja mund të ishte shumë më e keqe”, tha zoti Përteshi.

Një pjesë e qytetarëve që kanë shuar në Siri kanë marrë rrugën individualisht duke krijuar lidhje me grupet e përfshira në luftën e atjeshme, ndërsa një pjesë është dërguar atje nga një grup që policia beson se ishte i organizuar dhe i strukturuar. Policia mohon ndërkaq të ketë pasur organizim stërvitjesh të luftëtarëve në Kosovë.

“Është i vërtetë fakti se ka qenë një grup i strukturuar i cili në vazhdimësi ka bërë përhapjen e ideve ekstremiste islamiste dhe po ashtu, ka qenë i involvuar direkt edhe në organizimin, rekrutimin dhe fasilitimin e qytetarëve kosovarë për të udhëtuar jashtë vendit. Mirëpo, sa i përket kampeve të trajnimit, me gjithë punën disa vjeçare dhe adresimin e çdo lloj informacioni të mundshëm, nuk ka asnjë indikacion të prekshëm që në Kosovë ka ekzistuar ndonjë kamp i trajnimit”,

tha zoti Makolli.

Një pjesë e grupit është arrestuar në Kosovë, ndërsa një pjesë e tij ndodhet në Siri, madje duke mbajtur pozita udhëheqëse të njësive ku janë të përfshirë shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria. Pjesë e grupit ishte edhe Zeqirja Qazimi, imam në xhaminë “El-Kuddus” në Gjilan, i cili në muajin maj është dënuar me dhjetë vjet heqje lirie.

Ai ishte arrestuar në verën e vitit 2014, që shënoi edhe periudhën e arrestimeve më të mëdha në Kosovë nën dyshimet për përfshirje në veprimtari që lidhen me luftën e Sirisë. Në atë periudhë ishin hapur hetime edhe për disa imamë, katër prej të cilëve janë akuzuar më 15 shtator nën dyshimin për veprat penale, nxitje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik.

“Bashkësia Islame e Kosovës e merr pjesën e fajit që i takon asaj, nëse këtu vetëm ka faj. Derisa ne nuk kemi një numër të imamëve të dënuar, por është i dënuar vetëm një imam në Kosovë dhe ai imam, nuk ka qenë imam i rregullt i Bashkësisë Islame të Kosovës”, tha myftiu Tërnava.

Policia ka hapur hetime për 292 persona. Ndaj 219 prej tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa janë arrestuar 119 persona. Prej tyre 35 veta janë dënuar në Gjykata.

Skënder Përteshi thotë se këto veprime e bëjnë Kosovën kampion në numrin e arrestimeve, ndërsa e quan të padrejtë vlerësimin se Kosova ka numrin më të madh të pjesëmarrësve në luftën e Sirisë për kokë banori, meqë shumica e shqiptarëve të Kosovës i takojnë besimit islam.

“Nëse llogarisim me kokë banori të popullsisë myslimane, në nivel të Evropës, ne jemi në vendin e 14-të. Nuk jemi në vendin e parë, Në vendet e para janë Finlanda, Danimarka, Belgjika, Franca e këto. Ndërsa nëse shkojmë për kokë banori, atëherë po. Por është jo etike dhe jo metodologjike të bëhet një krahasim i tillë. Nëse shkojmë për kokë myslimanin në përgjithësi, nëse e bëjmë një renditje ose një numërim atëherë ne jemi në vendin e 14-të. Por, për mua nuk janë me rëndësi numrat sa kanë shkuar. Për mua është me rëndësi që, fatkeqësisht, ideologjia ka depërtuar. Sepse, në momentin që depërton ideologjia, si 100 ai 300, rreziku është sërish prezent. Për neve është e mirë që ideologjia ka filluar të luftohet. Për neve është me rëndësi që më nuk ka qytetarë që po bien pre e kësaj lufte dhe për neve është me rëndësi që institucionet të jenë shumë më përgjegjëse, më afër qytetarit për t’u përballur me këtë fenomen”

, tha Perteshi.

Tashmë sipas policisë është mbushur gati një vit që nuk ka pasur raste të regjistruara të shkuarjes në Siri, ndërsa janë parandaluar dy përpjekje. Por, të gjithë pajtohen se ende ka shumë punë për të luftuar ideologjinë nxitëse që mund të gjejë terren në një vend me popullsi shumë të re dhe me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë./VOA