Luftëtari fitoi miqësoren e parë të fazës përgatitore turke. Skuadra gjirokastrite, surpriza e këtij sezoni në Superligë, mundi me rezultatin 4 – 3 sfidën me kazakët e Ordabasy e zhvilluar të mërkurën në Antalia. Sulmuesi i ri Kristal Abazaj ishte më i spikaturi në këtë sfidë. 20-vjeçari fillimisht barazoi dhe më pas përmbysi rezultatin me 2 golat e realizuar. Behar Ramadani dhe Reginaldo ishin shënuesit e tjerë për Luftëtarin.

Një nisje me humbje për Flamurtarin që u mund me rezultatin 2 – 0 nga një tjetër skuadrën nga Kazakistani, Tobol. Në këtë takim trajneri Gentian Mezani eksperimentoi me fomracionin, duke aktivizuar si titullar blerjen e janarit mbrojtësin Ivan Jakovljevic. Synimi i trajnerit të vlonjatëve është të ketë sa më shumë konkurrencë në çdo repart.

Tv Klan