Luftëtari mund Tiranën, Vllaznia barazon pa gola me Teutën

Luftëtari fitoi 2 me 1 përballjen me Tiranën, duke forcuar pozitat në vendin e katërt. Golat për vendasit u shënuan nga Lamçja dhe Bregu në pjesën e dytë.

Prej minutës së 74’ gjiroktastritët mbetën me 10 futbollistë, pasi Zguro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Të vetmin gol për bardheblutë e shënoi Cise, por ishte tepër vonë për të përmbysur rezultatin. Vllaznia barazoi pa gola me Teutën në Shkodër, takimi i fundit i javës së 26 të Superligës.

Në këtë përballje ekipi i Cungut u ndëshkua nga Elis Bakaj, i cili gaboi nga pika e penalties, pasi goditja e tij përfundoi në shtyllë. Vllaznia nuk bëri më shumë edhe kur Teuta mbeti me 10 futbollistë në fushë, pasi Progni u mori të verdhin e dytë. rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe veçanërisht barazimi 1 – 1 mes Skënderbut dhe Kukësit e bëjnë më të fortë garën për titullin.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*