Duket se surpriza e këtij sezoni në Superligë është Luftëtari i Gjirokastrës. Pa shumë zhurmë, pa emra të mëdhenj lojtarësh, nga java në javë, ekipi gjirokastrit ngjiti shkallët.  Të rikthyer në nivelin më të lartë të futbollit në Shqipëri, objektivi i gjirokastritëve ishte mbijetesa. Për trainerin serb Milinkovic, ky mbetet ende qëllimi kryesor.

Kur të grumbullojmë 36-37 pikë atëherë mund të mendojmë për një objektiv tjetër. Për momentin po mendojmë vetëm objektivin që kishim në fillim të sezonit, të qëndrojmë në superligë. 

Tekniku serb qëndron me këmbë në tokë, për të shmangur euforinë e momentit

Në futboll është e vështirë të mbash formë të mirë për një kohë të gjatë. Por presim që edhe ndonjë herë nuk do të jemi në këtë formë. Nuk duhet të harrojmë që futbollistët mund të kenë gjendjen të mirë apo të keqe në ndeshje të ndryshme.

I lindur si futbollist tek luftëtari, Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arian Bellaj, ia atribuon meritën trainerit.

Traineri merr 100% nga futbollistët në stërvitje dhe në lojë. Dolën në pah cilësitë e bregut, Abazajt, rexhinaldo. Është treshja më e mirë në këto momente këta futbollistë i mungojnë çdo ekipi.  Ky luftëtar e meriton këtu ku është

.

Pas javës së 21, edhe për meritë të gabimeve të ekipeve të tjera të Superligës, Luftëtari gjendet në vendin e 4 në renditje, duke lënë pas Tiranën, Vllazninë dhe Flamurtarin.

Tv Klan