Edhe pse është mesi i muajit Shkurt, që konsiderohet muaji më i ftohtë i dimrit, në realitet nuk është kështu. Temperaturat kanë kapur vlerën maksimale 24 gradë celcius dhe sinoptikanët prashikojnë që mesjava të sjellë ende rritje.

Por këto ndryshime të mënjehershme të temperaturave me ulje ngritje të ndjeshme, është shoqëruar me probleme në shëndetin e fëmijëve.

Temperaturat janë 10 gradë mbi normalen, ndaj mjekët bëjnë apel për më shumë kujdes për të vegjëlit.

Ditët e fundit, në poliklinika numri i fëmijëve që janë paraqitur me probleme të ndryshme shëndetësore, ka shkuar në afro 50 vetëm për një mjek.

Tv Klan