Mbrëmjen e sotme 8 skuadra të tjera europiane do të zbresin në fushë për të diskutuar trofeun e dytë për nga rëndësia në Europë, atë të UEFA Europa League. Manchester United viziton Anderlecht. Jose Mourinhos do t’i mungojnë shumë lojtarë në këtë sfidë delikate për kualifikimin. Rooney, Mata, Jones, Smaling  dhe Young nuk do të jenë dhe shpresat e djajve të kuq mbeten tek Ibrahimoviç.

Në Amsterdam arena do të luhet një tjetër sfidë interesante, me Ajaxi vendas dhe Schalke 04. Gjermanët do të shkarkojnë të gjithë forcën e tyre në takimin e parë në mënyrë që ta kenë më të lehtë kualifikimin në shtëpi.

Favorit për tu kualifikuar duket Olympique Lionnais, ndaj Besiktas. Francezët janë në top formë për momentin, edhe pse në kampionat kanë siguruar vetëm pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të kësaj gare.

Celta Vigo & Genk është sfida e fundit.

Fituesi i edicionit të sivjetshëm të UEFA Europa League, siguron pjesëmarrjen në grupet e Champions sezonin e ardhshëm.

Tv Klan