Edhe pse nuk arriti të fitojë kampionatin, Barcelona nuk doli pa trofe këtë sezon.

Kupën ia dorëzoi vetë mbreti Felipe VI.

Katalanasit fituar 3-1 me Deportivo Alavesh, duke koleksionuar këtë trofe për të 29 herë.

Heronjte e finales, si zakonisht Neymar dhe Messi me golat që siguruar fitoren

Në Angli Arsenali fitoi për të 13-ën herë FA Cup, trofeun futbollistik më të vjetër në botë. Këtë e bëri duke mundur Chelsea që këtë sezon është kampione.

Rekordi i Arsenalit bëhet edhe më i bukur pasi shoqërohet nga rekordi i trajnerit francez Wenger, i cili e fiton këtë trofe për herë të 7.

E kishin shpresuar shumë edhe tek Chelsea këtë kupë dhe kjo kuptohet nga ecja me kokë ulur e trajnerit Conte.

Në Gjermani kupën e fitoi Borussia e Dortmundit. Pas tre sezonesh si finaliste me në fund kjo skuadër arriti ta bëjë te vetin këtë trofe fale fitores 2-1 në Olympiastadion përballë Eintracht Frankfurt.

Ndërsa në Francë PSG në një ndeshje dramatike fitoi në finale ndaj Angers. Autogoli i Sosokho në minutën e 91 nuk la më hapësira skuadrës së tij për të shpresuar. 

Tv Klan