juventus-napoliSuperkupa e Italisë do të vendosë sot në Doha fituesin e ri. Një trofe që ka marrë vlera me kalimin e viteve duke e kthyer edhe në një ndeshje spektakli.

Ekipi kampion i Italisë Juventus do të përpiqet ta fitojë për të tretën herë radhazi, ndërsa Napoli që triumfoi në Kupë synon të kthejë një sezon që nuk ka nisur mbarë.

Massimiliano Allegri – Trajner i Juventus: “Nuk mund të gabojmë më. Jemi rikthyer te fitorja me Cagliari dhe duam ta mbyllim vitin me sukses. Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin, por duam ta fitojmë këtë trofe”.

Rafa Benitez – Trajner i Napoli: “Juventus është në krye të kampionatit, por një një ndeshje finale më e rëndësishme është dëshira për të fituar dhe mentaliteti se hyn në fushë. E respektojmë rivalin, por në mendje kemi vetëm fitoren”.

Ndeshja do të nisë në ora 18:30 në stadiumin e “Al Sadd”, një arenë që mban 15 mijë spektatorë. Në rast suksesi për Juventus do të ishte Superkupa e shtatë duke thyer një rekord, ndërsa për Napoli e dyta pas asaj të fituar në 1990.

Tv Klan