Luiza Gega arriti një tjetër sukses në garat në sallat e mbyllura. Atletja shqiptare mori medaljen e argjendit në garën e 1500 metrave në mitingun e Ostravës.

Gega e përshkoi këtë distancë me kohën 4 minuta, 8 sekonda e 28 të qintat. Etiopiania Embaje e cila fitoi garën ishte gati 2 sekonda më e shpejtë.

Luiza Gega po përgatitet për kampionatin Ballkanik dhe atë Europian, aktivitete që do të mbahen më 25 shkurt dhe në fillim të muajit mars në Beograd./ TV KLAN