Atletja Luiza Gega e ka konfirmuar vetë se nuk është në gjendje të mirë fizike, për garën e nesërme. Në një status në rrjetin social Facebook, nënkamionia e Europës shkruan se dëmtimi në tendinë pas Kampionatit e ka lënë pas në stërvitje. Megjithatë ajo thotë se do të bëj maksimumin.

Statusi i plotë në Facebook

Gati për nesër. Dhe pse ndoshta jo në 100% të formës time pasi dëmtimi në tendinë mbas Kampionatit Europian me ka lënë pak mbrapa me stërvitjen speciale të pengesave, përsëri do jap maksimumin tim. Janë Lojërat e para Olimpike për mua dhe dua t’i shijoj në maksimum. Gjithsesi sporti për mua nuk mbyllet këtu lojërat e ardhshme vijnë me shpejt se çi mendojmë dhe unë do ë vi me synime shume më të mëdha. Ndihem shumë me fat që kam një mbështetje shumë të madhe nga njerëzit, ku urime pa fund akoma vazhdojnë të më vijnë. Faleminderit. /tvklan.al

kempucet