Bosnje Hercegovina është përballur disa herë me Shqipërinë në takime zyrtare dhe miqësore dhe të martën në Elbasan do të ndeshja e pestë.

Senad Luliç është një futbollist veteran i këtij ekipi dhe ka qenë në ekipin që u përball me kuqezinjtë në kualifikueset e Euro 2012. Mesfushori 31-vjeçar tregon ndryshimin me kalimin e viteve.

Senad Lulic (Futbollist i Bosnje Hercegovinës): Ne kemi përpara një ekip të fortë, që ka ecur përpara edhe në arenën Europiane. Trajneri Mehmed Bazdareviç kujtoi se si një ndeshje miqësore do të shërbejë edhe për të parë lojtarët e rinj të grumbulluar.

Për këtë fakt ai i dha leje disa titullarëve mes tyre mesfushorit e Juventusit, Miralem Pjaniç, por ka qëndruar në grup sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.

Tv Klan