Pasi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e djeshme, Lulzim Basha tha se tashmë PD ka një të ardhme të sigurtë.

Duke folur nga selia blu pas rezultatit të zgjedhjeve, Basha falenderoi rivalin e tij Eduart Selami që u paraqiti demokratëve një ofertë.

“Kjo pjesëmarrje masive është shenjë besimi, është shenjë se ata janë të fortë, ata janë bashkë. Është mesazhi se  ardhmja e PD është e sigurtë. Dua të falenderoj gjithë anëtarët dhe drejtuesit që morën pjesë në pasivisht dhe aktivisht.

Dua të falënderoj komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit. Dua të falenderoj Eduart Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt. Sot jam i prekur ndaj të gjithë ju për besimin që më dhatë. Unë i di brengat tuaja, pritshmëritë tuaja ndaj meje. Vota juaj për mua është një borxh i madh”,

tha Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha ju përgjigj edhe kritikëve të tij, për të cilët tha se kanë humbur rrugën, por derën e partisë e kanë gjithmonë të hapur.

“Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur, përkundrazi tregon që gjithkush që vendos Partinë Demokratike të parën, që zgjedhe kauzën e drejtë, që zgjedh qytetarin, që vendon të luftojë drogë, krimin dhe korrupsionin, është i mirëpritur, është pjesë e jona dhe jemi të gëzuar ta kemi mes nesh edhe nëse një moment ka humbur rrugën”,

u shpreh Basha. 

/tvklan.al