Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve mbrëmjen e së enjtes në studion e “

Opinion

”, në

Tv Klan

.

Në përballjen e parë me gazetarët në një studio televizive pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, protestës dhe incidenteve në seancën e së hënës, Basha do të jetë përballë drejtuesit të emisionit “

Opinion

”, gazetarit Blendi Fevziu dhe gazetarëve Çim Peka dhe Lorenc Vangjeli.

Sipas “

opinion.al

” në fokus të debatit të sotëm televiziv do të jetë aktualiteti politik, rruga që do të ndjekë PD-ja pas zgjedhjes së njëanshme nga mazhoranca të Kryeprokurores, aksioni parlamentar, protestat popullore të opozitës së bashkuar sidhe kontrata me kompaninë e lobimit për zgjedhje./tvklan.al