Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar se në Shijak drejton një familje që është fuqizuar së tepërmi. Në një prononcim live në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Basha tha se bëhet fjalë për familjen Abdyli.

“Në Shijak ka dalë një familje tjetër më e fuqishme, që është familja Abdyli, dhe prandaj Edi Rama e ka shitur Durim Kecin”,

u shpreh Lulzim Basha.

Durim Keci është një 42-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane dhe që u arrestua ditën e djeshme nga policia në Durrës. Basha tha se Durim Keci është përdorur nga Kryeministri Edi Rama në disa fushata elektorale për të përfituar vota për Partinë Socialiste.

Sipas kryetarit të PD-së, Durim Keci u arrestua dje pasi e shiti Rama për shkak të fuqizimit të familjes Abdyli në Shijak. /

tvklan.al