Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi ‘Sfidat në Ballkanin Perëndimor’ si dhe do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike.

Forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni për të ardhmen e rajonit të Ballkanit janë disa nga objektivat e konferencës.

Vizita e kryedemokratit Basha dhe drejtuesve të tjerë politikë nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër. /

tvklan.al