uefa11Protestat e vazhdueshme të shqiptarëve kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s kanë dhënë rezultatin e parë.

Nuk është ndryshimi i vendimit, por heqja e tij nga faqja e UEFA-s në facebook.

Më shumë se 173 mijë komente në pak u shkruan nga përdoruesit e rrjeteve sociale ku kërkonin drejtësi për Kombëtaren Shqiptare.

Nuk dihet arsyeja se pse UEFA vendosi të largonte atë vendim që u përcoll me protesta të shumta, në Shqipëri, Kosovë apo deri në dyert e këtij organizmi.

Shoqatat të ndryshme tifozësh kanë paralajmëruar reagime të tjera, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e ka apeluar vendimin e Disiplinës duke kërkuar fitoren 3 – 0 në tavolinë, e cila iu dha Serbisë.

FSHF e mbështet kërkesën e saj te dhuna dhe racizmi që u tregua ndaj Kombëtares para dhe gjatë sfidës me Serbinë më 14 tetor në Beograd.

Tv Klan