Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Ata janë Pjetër Marashi, 40-vjeç dhe A. Marashi 15-vjeç, të cilët u kapën me 132 kilogramë kanabis.

Gjatë aksionit të koduar “Lundrimi i fundit”, në varkën e tyre u zbuluan 12 thasë të mbushur me drogë.

At e bir u arrestuan në flagrancë dhe ndaj tyre u referuan materialet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim. /tvklan.al