Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në bazë të një informacioni të marë në rrugë operative, nga Komisariati i Policisë Lushnje, u ushtrua kontroll në banesën e Agron Çela, 47 vjeç, banues në fshatin Golem i Madh, Lushnjë.

Gjatë kontrollit u gjetën:

– Një pushkë model 63.

– Një krehër me 5 fishekë model 56.

– Një kapsollë detonatore.

– Një granatë dore.

– 42 fishekë model 56.

– 295 fishekë model 54(pistolete).

Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake./tvklan.al