Lushnje – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje kanë arrestuar në flagrance, Ilir Haka 44 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij U.H, 82 vjeç.

Nuk dihen motivet e kësaj situate ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al