Policia e Korçës ka arrestuar një pronar servisi për lyerje automjetesh nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve pasi i’u gjetën 10 kilogramë drogë.

Në pranga përfundoi Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë, pronar i një servisi që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen nr 4 në qytetin juglindor.

Policia tha se gjatë kontrollit në servisin Bardhollarit i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 10 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al