Faza e 1/8 në Europa League ka ndeshje derbi dhe sfida interesante. Shorti i hedhur në Nion përcatoi takimin Lyon – Roma si më tërheqësin në këtë moment të turneut.

Të dy ekipet janë përballur edhe më parë në turnetë kontinentalë. Me fat Manchester United që do të luajë me Rostov, ekipin më me pak përvojë në aktivitetet Europianë mes pjesëmarrësve. Derbi gjermanë dhe belgë që do të luhen në fazën e 1/8. Schalke përballet me Borussia Monchengladbach, ndërsa Gent – Genk është sfida tjetër nga skuadrat nga një i njëjti shtet.

Olympiacos, pasi eliminoi Osmanlispor do të luajë me një tjetër ekip turk më të fortë, Besiktas. Ndeshjet do të zhvillohen më 9 dhe 16 mars.

Tv Klan