Premier League do të sjellë një përballje të madhe. Manchester United pret në Old Traford, Chelsean.

Edhe pse janë shumë, shumë pikë larg njëra-tjetrës me Chelsea që kryeson kampionatin  me 75 pikë dhe United me 57, sfida mes të dyjave do të jetë në disa fronte.

Skuadra e Mourinhos nuk  ka humbur që prej 21 ndeshjesh në Premier League dhe humbja e fundit i është shkaktuar pikërisht nga londinezët në tetor të vitit të shkuar. Ishte e hidhur ajo ndeshje për djajtë e kuqë pasi humbën 4-0. Mourinho inatçori nuk e ka harruar ende shijen e asaj mbrëmjeje teksa tani do të kërkojë të hakmerret ndaj ish-skuadrës së tij. Me blutë portugezi ka humbur edhe në FA Cup.

Objektiv tjetër ka Antonio Conten. Veç faktit se të fitosh sërish me Manchester do të ishte prestigj për të, një 3-pikësh do të ishte një tjetër hap më pranë titullit kampion. Njëkohësisht do t’i shkaktonte edhe kundërshtarëve humbjen e shpresës për vendin e 4 që do të thotë pjesëmarrje në kualifikueset e Champions League.

Pritet të jetë një përballje e madhe që do të vendoset nga duelet në mesfushë. Kante dhe Paul Pogba shihen si lojtarët që do të bëjnë diferencën./ TV KLAN