Apelit të Ambasadorit të OSBE në Tiranë, drejtuar Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, për të përmbyllur sa më shpejt përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR në ligjin elektoral, i është shtuar dhe ai i Kryetares së Delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Monika Macovei thotë se reforma duhet mbyllur brenda vitit dhe shprehet se klasa politike duhet të depolitizojnë qendrat e votimeve, duke vendosur gjyqtarë dhe jo politikanë dhe të ndryshojnë ligjin për financimin e partive. 

“Unë kam shprehur qartë në Këshillin e Stabilizim Asocimit, se rekomandimet e OSBE/ODIHR duhet të zbatohen para fundit të vitit. Unë insistova mbi pikën, që forcat politike shqiptare duhet të depolitizojnë të gjithë qëndrat elektorale. Nuk është nevoja që të ketë politikanë prezentë në qëndrat e votimit. Në Rumani, në qëndrat elektorale në kemi gjyqtarë dhe jo politikanë. Duhet ndryshuar ligji i financimit të partive politike dhe fushatave elektorale. Nuk duhen toleruar shpenzime të mëdha në fushatën elektorale. Duhet kufizuar qartë buxheti i tyre. Qytetarëve nuk u pëlqen kur shohin postera të mëdha dhe reklama të mëdha për fushatën elektorale, pasi kjo është në kontrast të dukshëm me jetën e tyre modeste. Ata janë të varfër dhe e kanë të vështirë të shohin se sa para shpenzohet për fushatat elektorale. Unë kam theksuar gjatë takimit BE-Shqipëri, se bota po ndryshon dhe politikanët shqiptarë duhet të ndryshojnë bashkë me botën dhe t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve”. 

Monica Macovei ka shprehur kënaqësinë që në 19 pikat e deklaratës të përbashkët të Komitetit të MSA -së BE – Shqipëri, një prej tyre i referohet marrjes së masave për të ndaluar censurën ndaj medias.

Tv Klan