Duke mos gjetur më mbështetje në Shtetet e Bashkuar për betejën e tij për klimën me presidentin Donald Trump, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Shvarceneger, trokiti në dyert e Elizesë, ku u prit nga një tjetër mbështetës i marrëveshjes së Klimës, presidenti francez Emmanuel Macron.

Përmes një videoje të përbashkët e publikuar në rrjetet sociale, Macron dhe Shvarceneger shfrytëzuan bëjnë thirrje për shpëtimin e planetit, madje duke bërë një lojë fjalësh me parullën e fushatës së Donald Trump, “Të bëjmë Amerikën të shkëlqyer sërish”.

Ylli hollivudian tha për mediat se pati një bisedë të frytshme me presidenti Macron për të ardhmen e gjelbërt të planetit.

Emmanuel Macron ka qenë një nga kritikët kryesorë të presidentit Trump pas anulimit të marrëveshjes së klimës. Presidenti francez doli në një konferencë për shtyp ku bënte thirrje rreziqet që i kanosen botës nëse nuk respektohet marrëveshja e Parisit e firmosur në vitin 2015.

Tv Klan