Vetëm pak ditë nga fjalimi në Parlamentin Europian, ku nënvizoi nevojën që ka Bashkimi Europian për t’u reformuar përpara se të zgjerohet, presidenti francez Emmanuel Macon iu rikthye kësaj teme. Këtë herë në Berlin, përkrah kancelares gjermane Angela Merkel, shefi i Elizesë lajmëroi prezantimin e një plani të ri për të ardhmen e Unionit.

“Fillimisht duhet të kemi një solidaritet në eurozonë. Asnjë bashkim monetar nuk mund të mbijetojë pa pasur harmoni. Këtë harmoni ende nuk e kemi, por brenda qershorit do të prezantojmë vizionin e përbashkët. Jemi përballë rrezikut të fortë të nazionalizmit, është momenti deçiziv për të punuar për të ardhmen e Europës, sepse sovraniteti ynë i përbashkët po vihet në diskutim”, tha Emmanuel Macron.

“Është me rëndësi një debat publik brenda Bashkimit Europian. Kriza e emigrantëve ka nevojë për më shumë solidaritet, pasi përballimi i fluksit nuk është një mision i vetëm një vendi, por i të gjithë Bllokut”

, u shpreh Angela Merkel.

Franca dhe Gjermania bien dakort për caktimin e një ministri europian financash të Eurozonës, një ide kjo e presidentit Macron qëkurse ishte kandidat për president. 

Tv  Klan