Në ditën e  fundit të fushatës presidenciale në Francë, Emanuel Macron ka thelluar ndjeshëm diferencën ndaj kandidates Marine Len Pen. Sondazhet sygjerojnë se Macron ka mbeshtëtjen e 62% të votuesve ndërsa Le Pen të vetëm 38%. Sipas një sondazhi tjetër 25% e votuesve, kryesisht të majtë nuk do votojnë fare. Kjo konsiderohet si shifra më e lartë e abstenimit në vite në Francë.

Zgjedhjet presidenciale në Francë shihen si më të rëndësishmet në Europë. Kandidati i qendrës, një figurë pak e njohur politikisht, dëshiron të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me Europën dhe një ekonomi edhe më të hapur. Në ekstremin tjetër, Marine Le Pen e Frontit Kombëtar është zotuar të mbyllë kufijtë dhe lë Eurozonën.

Dy kandidatët u përballën të mërkurën në mbrëmje në debatin e fundit presidencial, ku i preferuari i publikur rezultoi Macron. Debati u përqëndrua te terrorizmi, ekonomia dhe e ardhmja europiane e Francës, çështje për të cilat dy kandidatët paraqitën qëndrime krejtësisht të ndryshme./TvKlan