Ti rikthejmë nderin e humbur dramës shqipe”

Është nyja që lidhi dramaturgun Stefan Çapaliku dhe regjisorin Altin Basha. Vepra titullohet “Made in Albania”. Ngjarjet zhvillohen në një rrobaqepësi.

Aty punojnë vajza, djem, gra e burra. Punonjësit më të vjetër në moshë bëjnë këtë zanat sepse pensioni nuk i mjafton për të mbyllur muajin, ndërsa për më të rinjtë është një nga mundësitë e pakta që të ofron sot tregu i punës.

Këto histori njerezore që tregojnë fytyrën e vërtetë të gjëndjes ekonomike në Shqipëri, do të interpretohen nga 12 aktorë të dy brezave të ndryshëm. Pas pesë vitesh mungesë Luftar Paja rikthehet me rolin e rojes së ndërmarrjes.

Krah tij do të interpretojë Zyliha Miloti si punonjësja e dytë e rrobaqepësisë.

Për regjisorin e produksionit Altin Basha, në “Made in Albania” prioritet nuk është vetëm fjala.

Ngjitjen e shfaqjes në skenën e Teatrit Kombetar Eksperimental, a do te paraprihet nga një diskutim mbi teatrin sot.

Tv Klan