Për dramaturgun Stefan Çapaliku dhe regjisorin Altin Basha është një festë që drama shqipe rikthehet në teatër, jo në skenën e Kombëtarit, por të eksperimentalit “Kujtim Spahivogli”.

Për dy bashkëpunëtorët “Made in Albania” është një metaforë e dyfishtë.

Ajo demaskon skllavërinë e kohëve moderne në një rrobaqepësi, ku krahu i punës blihet lirë dhe dinjeti nëpërkëmbet.

Në këndveshtrimin e Bashës dhe Çapalikut, vepra është një reagim artistik ndaj rregullave dhe politikave të mbrapshta të Ministrisë së Kulturës dhe Teatrit Kombëtar.

Para një makinë që qep kostume karnavalesh, vetëm për tregun vendas, pasi kërkush nuk i blen ato, aktorë të karrierës dhe të rinj janë angazhuar që të sjellin një model të ri të të bërit teatër, që ndryshe nga veshjet, kërkojnë t’i kapërcejë kufijtë e Shqipërisë.

“Made in Albania” do të qëndrojë në skenën e Teatrit Eksperimental, Kujtim Spahivogli deri në 10 Maj.

Enkelejda Mema/Tv Klan