madonaMbretëresha e muzikës pop, Madonna mesa duket ndjen pak trishtim që po i ikin vitet, pavarësisht se po përdor çdo lloj mjeti për tu dukur sa më e re.

Madonna ka festuar 56-vjetorin e lindjes, e ndërsa për simbolikë ka postuar në “Instagram” një foto që datonte shumë vite më parë, me flokët bjondje dhe voluminoze si të Marilyn Monros, joshëse dhe një vështrim provokues, ashtu siç vetëm divat dinë ta bëjnë.

Madonna i ka “provokuar” fansat duke e shoqëruar mbishkrimin se me këtë veshje do ta festonte edhe 56-vjetorin, nuk mund të bënte diçka më shumë, por në fakt e gjitha ka qenë një shaka, sepse disa veshje thjesht nuk i pranon mosha.

Madonna fiku 56 qirinjtë në një parti të veçantë të organizuarvilën e saj në rivierën franceze.  

M. Sejdini