Gugash Magani është larguar përfundimisht nga Flamurtari. Trajneri peqinas vendosi të mos vijojë më punën me ekipin vlonjat. Konfirmimi vjen nga vetë Magani, i cili nuk bën të ditur shkaqet e këtij vendimi apo të ardhmen e tij.

Gugash Magani dha dorëheqjen pas humbjes me Partizanin, por që nuk u pranua nga drejtuesit e Flamurtarit.

Ata biseduan me të, por me sa duket nuk e bindën të qëndronte. Problemet me pagat e kanë rënduar situatën te vlonjatët, që është reflektuar te rezultatet. Pak kohë më parë Magani pati një ofertë nga Teuta, ekip të cilin e ka drejtuar në të kaluarën./ TV KLAN