Në Gjykatën e Lezhës këtë të diel janë paraqitur për tu njohur me masën e sigurisë 11 persona e tjerë për magazinën e drogës së gjetur në Rrëshen.

Mësohet se 3 prej tyre janë lënë në burg, ndërsa 8 të tjerë janë lënë të lirë nga togat e zeza. Ndër personat e lënë në burg është edhe Romeo Gaba nga Lazarati.

Ai ishte i punësuar në magazinë si specialisti që mësonte punëtoret e tjerë të thanin dhe paketonin kanabisin.

Në burg është lënë Altin Ndoj dhe Vitor Sinomi, të cilët dyshohet se administronin punishten e kanabisit.

Ditën e shtunë gjykata la në burg edhe Erald Zaimi 24 nga Lushnja dhe Gjet Ndoj nga Fushe Mamurrasi.

Nga 22 të ndaluar për 4,2 ton kanabisi në Rrëshen, gjykata la në burg vetëm 5 persona. 17 të liruarit janë punëtore të cilët paguheshin 2 mijë lekë për çdo kilogramë kanabis të përpunuar./ TV KLAN