Deputeti socialist Pandeli Majko u shtohet zërave që pranojnë se koalicioni qeverisës mes PS -së dhe LSI -së nuk po funksionon normalisht. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai tha se diskutimet për Reformën në Drejtësi nxorën në pah problemet e koalicionit, çka sipas tij, kanë çuar në një afrim të LSI -së me PD -në.

Majko sugjeron që dy partitë të ulen për të vendosur mbi të ardhmen e koalicionit, para se të nisin diskutimet për Reformën Zgjedhore.

Pak ditë më parë, edhe deputeti Fatmir Xhafa tha se koalicioni me LSI -në nuk funksionon normalisht, pas debateve që ai pati me kreun e Kuvendit Ilir Meta në Konferencën e Kryetarëve, por edhe replikat në distancë me funksionarë të tjerë të LSI -së

Tv Klan

Intevista e plotë për Zërin e Amerikës:

https://www.youtube.com//embed/cHIIqbpUogo