Kelmendi shpallet kampione Europe

Majlinda Kelmendi është shpallur për të tretën herë kampione e Europës në xhudo. Sportistja nga Kosova triumfoi në Varshavë për peshën deri 52 kilogramë. Kelmendi mundi në finale rusen Kuznetsova. Pas garës ajo deklaroi se mori pjesë në aktivitet edhe pse ishte lënduar 2 javë para tij, një problem që kishte kushtëzuar stërvitjen.

Majlinda Kelmendi (Xhudiste)

Ishte e rëndësishme. Unë pata një dëmtim në shpinë para 2 javësh dhe nuk u përgatita siç duhet, por në fund e fitova medaljen e artë edhe pse nuk shkuan duelet ashtu siç e kisha planifikuar.

Në raundet e mëparshëm 25 – vjeçarja eliminoi britaniken Giles, zviceranen Tschopp dhe portugezen Ramos. Majlinda Kelmendi gjatë karrierës së saj është shpallur edhe kampione bote dhe olimpike.

Tv Klan

 

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*