Majlinda KelmendiMajlinda Kelmendi ka përsëritur suksesin vitit të kaluar duke u shpallur kampione e Botës në xhudo në botërorin që po mbahet në Rusi.

23 vjeçarja nga Kosova nuk e ka patur të lehtë për të përsëritur këtë sukses dhe këtë e ka pranuar një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Europiane të Xhudos.

Majlinda Kelmendi (Kampione e Botës në xhudo): “Kur fitova në Rio më thanë urime pasi është vështirë të fitosh titullin botëror, po është akoma më ë vështirë ta përsërisësh këtë sukses. Këto fjalë më shtynë të punoja më shumë dhe kjo është prova që gjithçka është e mundur nëse punon shumë”.

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Majlinda Kelmendin që në çdo aktivitet ka marrë medaljen e artë, përfshi këtu Europianin që u zhvillua në prill në Francë. Kelmendi kërkon me ngulm tani medaljen olimpike.

Majlinda Kelmendi (Kampione e Botës në xhudo):“Synimi im kryesor është medalja olimpike dhe për këtë do të punoj shumë dhe uroj që të mos kem dëmtime”.

Majlinda Kelmendi renditet e para në klasifikimin e Federatës Botërore të Xhudos.

TV KLAN