Ndodh që në punën tonë të përballemi dhe me surpriza të pakëndshme. I tillë është dhe rasti i një fotografi profesionist, Jari Peltomaki. Kështu ky majmun i pacipë, i ka nxjerrë gishtin e mesit, pasi ai ishte duke bërë dushin e tij të mëngjesit.

Duke parë drejtë nga lentja e kamerës, ai ngriti krahun e tij të majtë përpara se të shkrepej fotografija nga Jari Peltomaki dhe më pas i nxori gishtin e mesit.

Kur unë e pashë se çfarë ai ishte duke bërë, menjëherë mora hov për të kapur imazhin në atë moment. Së pari mendova që ai ishte thjeshtë duke luajtur, por pa drejt meje dhe më tregoi gishtin e mesit. Dukej kaq serioz. Aty pranë meje kishte edhe fotografë të tjerë, por nuk di që ndokush prej tyre të ketë një imazh të ngjashëm. Isha kaq i lumtur që pata fatin të bëjë një fotografi të tillë, sepse unë kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme

”, tha fotografi 51-vjeçar./tvklan.al

fotografi