Spaghetti-Gamberi-PhiladelphiaPërbërësit për 4 persona:

350 gr spaghetti

150 gr karkaleca

160 gr Philadelphia light

Gjysmë gote verë

Majdanoz

1 thelbi hudhër

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim 2 lugë vaj ulliri si dhe hudhrën të prerë hollë të cilën e skuqim pa e lënë që të errësohet.

Shtojmë karkalecat dhe i skuqim dalëngadalë.

Në fund i shtojmë verën dhe lemë të avullojë.

Ndërkohë ziejmë ujin për makaronat.

I zijmë pa i këputur dhe i heqim në mënyrë të tillë që të jenë al dente.

Karkalecave të skuqur i shtojmë lart Philadelphian dhe disa lugë ujë nga ai që përdorëm për zierjen e makaronave, në mënyrë që të përftojmë një salcë kremoze.

Shtojmë makaronat, i përziejmë mirë e mirë dhe lart hedhim majdanoz të grirë dhe piper sipas dëshirës.

tvklan.al/e.k