Përbërësit:

20 conchiglioni (lloj makaronash, guacka të mëdha)

600 g patllëxhanë

400 g salcë domate

2 thelbinj hudhër

Borzilok

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një tigan të thellë hedhim pak vaj dhe një thelbi hudhër.

mak1

Pasi të jenë skuqur pak, heqim hudhrën nga tigani dhe hedhim salcën e domateve me pak kripë. E lemë të ziejë për rreth 20 minuta.

mak2

Ndërkohë në një tjetër enë hedhim pak vaj dhe thelbinë tjetër të hudhrës. E skuqim për pak sekonda dhe më pas e heqim nga tigani. Shtojmë patëllxhanët të cilët i kemi prerë më parë në kubikë të vegjël.

mak3

Shtojmë pak kripë dhe më pas i mbulojmë me kapak. I lemë në zjarr për rreth 20 minuta derisa patëllxhanët të jenë zbutur.

mak4

Më pas i vendosim në mikser duke i shtuar pak piper dhe borzilok. I përziejmë dërisa të bëhet një masë kremoze.

mak5

Ziejmë makaronat dhe më pas i mbushim me kremin e patllëxhanëve.

mak6

Në pjatën që do të servirim makaronat e mbushura, vendosim fillimisht salcën e domateve, shtojmë lart 4 guaska të mbushura të cilat i zbukurojmë me një gjethe borzilok.

tvklan.al/e.k