Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Sipas mediave greke, viktima po udhëtonte me makinë në autostradën Giannitsa – Alexandria rreth orën 09:30 me orën lokale, kur humbi kontrollin e makinës. Automjeti përfundoi në kanal.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është i moshës 50-vjeçare, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e tij. Viktima po udhëtonte vetëm kur humbi kontrollin e mjetit.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. /

tvklan.al