Elbasan- Një aksident me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në  fshatin Mjekës. 

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit Gazmir Kasa banues në fshatin Jagodinë

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën rurale në fshatin Mjekës duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 809 MJ, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit  Gazmir Kasa,  47  vjeç dhe pasagjerët, shtetasit A.K., 31 vjeç, L.D., 40 vjeç dhe I.K., 16 vjeç banues në fshatin Jagodinë, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al