Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi makina me të cilën po udhëtonte ka përfunduar në humnerë.

Aksidenti ndodhi në orën 09:15 në aksin rrugor Shkodër-Koman, në vendin e quajtur Qafa e Komanit.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina doli nga rruga duke rënë në një lartësi 20 metra.

Sipas policisë i riu u transportua me autoambulancë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Paraprakisht si shkak i aksidentit dyshohet drejtimi i parregullt i mjetit.

/tvklan.al