Një 53-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier, si pasojë e një aksidenti me makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 53-vjeçar nga Shkodra. Ai udhëtonte me makinën, kur në rrethana ende të paqarta doli nga rruga, duke gjetur vdekjen.

“Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, tha policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al