Një aksident tragjik në Rodos i ka kushtuar jetën babë e bijë nga Shqipëria.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Vliha në Rodos, kur makina u devijua nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Viktimat, të moshës 60 dhe 30 vjeç, me origjinë nga Shqipëria janë dërguar menjëherë në Qendrën e Shëndetit Archangel, por nuk mundën të shpëtonin. Policia po heton për shkaqet e aksidentit./tvklan.al