Makina Audi S 8 me targa AA 111 OI, në të cilën u vra Ervin Dalipaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj, ishte një prej makinave më të shpejta të në qarkullim.

Mësohet se automjeti është në pronësi të E.Hoxhaj i cili është biznesmen që jep me qera makina luksoze.

Këtij automjeti ditën e martë pak para se të ndodhte atentati në Sukth i është prerë siguracioni në kryeqytet ne emër të pronarit të mjetit. Nuk dihet se si me pas mjeti është marrë në përdorim nga Juxhin Dautaj dhe Ervin Dalipaj të cilët u vranë nga 32 plumba të qëlluar në drejtim të tyre

Pikërisht ky automjet është testuar në Gjermani në shkurt të këtij viti, siç shihet në një video të postuar Youtube.

Audi me targa shqiptare është në pistën e testimit të supermakinave, mes të cilave edhe prodhime të fundit të markave të tjera.

Nuk ka të dhëna se kush ka qenë në timonin e makinës me targa shqiptare.

Tv Klan