Makinat me autopilot shumë shpejt mund të konkurojnë njerëzit në kampionatet futuristike të garave me makina.

Të paktën ky është synimi i Roborace, që ka krijuar makinën e parë elektrike totalisht autonome.

Robotcar, e cila u zbulua në

Mobile World Congress

këtë të hënë, kontrollohet nga një program me inteligjencë artificiale dhe përdor një sistem detektimi drite, me bazë lazerin dhe sensorë të tjerë për të lëvizur.

Makinat mund të komunikojnë me njëra – tjetrën për të evituar përplasjen.

Megjithatë, testi ku dy Robotcar garuan me njëra – tjetrën i realizuar sëfundmi përfundoi me një përplasje të fuqishme.

Dy prej tyre, të quajtura Devbots, u përplasën kokë më kokë, në kompeticionin Formula E, të mbajtur në Buenos Aires, javën e shkuar.

Njëra prej makinave ia doli që ta përfundonte xhiron me sukses, por në moment të fundit kapi cepin e barrierës duke humbur kontrollin.

Pavarësisht kësaj, këto makina pritet që në një të ardhme të jenë rivalet e drejtpërdrejta të Formula 1./tvklan.al