Dy vetë humbën jetën brenda pak orëve në aksidente rrugore në qytetin e Fierit. Në orët e para të mëngjesit, një 35 vjeçar vdiq pasi makina që drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banesë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier – Libofshë në afërsi të fshatit Libofshë, kur makina tip “Ford” fokus doli nga rruga. Drejtuesi i mjetit Elton Dhamo banor i zonës mori plagë të renda dhe humbi jetën rrugës për në spitalin e Fierit. Nuk dihen shkaqet, por policia dyshon për shpejtësi tej normave të lejuara.

Disa orë më vonë në lagjen 15 Tetor një “Merecedez Benz” përplasi për vdekjen drejtuesin e një motori. Ai po kalonte në anë të rrugës ku makina e mori para. Policia ndaloi drejtuesin e makinës deri në sqarimin e plotë rrethanave të ngjarjes

Dy aksidentet vijnë pas atij tragjik në Tepelene ku dy vetë humben jetën dhe një i tretë u plagos pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga.

Tv Klan