Një shofer me probleme mendore ka mësyrë këmbësorët në një rrugë në qendër të Melburnit, në Australi, duke vrarë tre persona dhe plagosur 25 të tjerë.

Policia australiane raporton se në mesin e viktimave është edhe një foshnjë.

Policia e qëlloi autorin e krimit para se ta tërhiqte dhe ta nxirrte me forcë nga makina. 26-vjeçari kishte veshur vetëm mbathje të kuqe në momentin e arrestimit.

melburn-1

Sipas autoriteteve australiane autori ishte i njohur për policinë për një seri sulmesh të dhunshme dhe vuan nga sëmundje mendore. Ai raportohet të jetë edhe përdorues droge.

Renee, një dëshmitare okulare në vendngjarje, tha se ajo kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kishte parë njerëzit “në ajër”. /tvklan.al