Një makinë pa shofer e Google ka goditur një autobuz publik në rrugët e Kalifornisë ndërsa makina po përdorej nga kompania për tu testuar. Kompania Google mori përgjegjësinë e saj për këtë aksident ditën e djeshme edhe pse ngjarja kishte ndodhur ditën e Shën Valentinit.

Makina Lexus SUV e cila drejtohet nga një teknologji e specializuar e Google dhe ecte me shpejtësi 2 milje për orë goditi një autobuz i cili po ecte me 15 milje në orë.

Makina e cila kontrollohet nga një shofer automatik kishte marrë udhëzime edhe për një xhiro tjetër testuese. Sipas raportimeve shoferi automatik i Google e pa autobusin të afrohej por mendoi se shoferi i autobuzit do ngadalësonte apo do ndalonte në mënyrë që makina Lexus SUV të vazhdonte rrugën.

Përplasja mes dy mjete nuk pati të lënduar dhe mediat raportojne se të 15 personat që ishin në bordin e autobusit janë shëndoshë e mirë. Kompania Google deklaroi se është dëmtuar parafongo e makinës, një prej rrotave dhe dera e shoferit.

Kompania e ka quajtur këtë aksident si diçka që mund të ndodhte edhe nëse makina do të nisej nga një shofer i vërtetë kjo sepse askush nuk mund ti parashikojë lëvizjet e tjetrit.

Makinat me shofer automatik kanë filluar të testohen në rrugën e Kalifornisë që prej vitit 2014./tvklan.al